Meta jep detajet e manifestimit: Shmangni incidentet dhe provokimet, regjistroni çdo gjë me celular

Politikë
Meta jep detajet e manifestimit: Shmangni incidentet dhe provokimet, regjistroni

Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi ka publikuar detaje në facebook nga organizimi i manifestimit të 2 marsit. Në një postim në rrjetet sociale, Tedi Blushi informon qytetarët që do i bashkohen manifestimit të kenë me vete flamuj e mimoza, por të mos bien pre e provokimeve dhe të përdorin celularin për të regjistruar çdo gjë.

Statusi i Tedi Blushit

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Të dashur qytetarë,

Me rastin e Manifestimit madhështor Mbarëkombëtar që po afron kërkojmë jo vetëm pjesëmarrjen Tuaj, por edhe bashkëpunimin për realizimin e tij në mënyrën më qytetare, europiane dhe patriotike.

Theksojmë edhe njëherë qëllimin gjithëpërfshirës të këtij Manifestimi, ndaj vetëm flamujt kuqezi janë të mirëpritur.

Theksojmë se ky është Manifestim, jo për dhunë ndaj institucioneve, por kundër dhunës sistematike që një grup puçistësh ushtrojnë ndaj Kushtetutës dhe të drejtave tuaja kushtetuese.

Ndaj nëse mundeni edhe mimozat janë të mirëpritura.

Ju ftojmë të shmangni çdo incident dhe provokim nga cilido, dhe përdorni celularin tuaj për të regjistruar çdo gjë.

Në Presidencë funksionon një grup organizator pa pushim, me të cilët mund të kontaktoni:

Këshilltari për Mbrojtjen, z.Dedë Prenga

Numër celulari: +355699848359

Këshilltari për Emergjencat Civile, z.Shemsi Prençi

Numër celulari: +355696067755

Këshilltari për Pushtetin Vendor, z.Ylli Asllani

Numër celulari: +355692053488

Për çdo informacion dhe ide që keni na kontaktoni menjëherë dhe në adresat e email:

[email protected]

[email protected]

Për mbarëvajtjen e Manifestimit do të ketë 3 mijë aktivistë me shirita kuqezi!

Ju lutem bashkëpunoni me ta!

E gjithë Europa dhe bota do t’i ketë sytë në Tiranë më 2 mars. Aty ku do të jeni edhe ju!

MIRËSEVINI NË PRANVERËN KUQEZI! ??

#PërKushtetutën #PërRepublikën #PërShqipërinë #PërKombin

ME TE LEXUARAT