I dehur në timon dhe me armë me vete, arrestohet 45-vjeçari nga Tirana

Aktualitet

Një 45 vjeçar është arrestuar nga policia në Rrashbull të Durrësit,

45-vjeçari me iniciale G.L. banues në Tiranë, është arrestuar për drejtimit të mjetit në gjendje të dehur, dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip pistoletë  me mbishkrimin SIG-SAUER, dhe një kreher me tre fishekë model 7.65 mm.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Njoftimi i policisë:

Arrestohet në flagracë 45 vjeçari për veprat penale të armëmbajtjes pa leje dhe drejtimit të mjetit në gjendje të dehur.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës kanë arrestuar në flagrancë shtetasin G.K., 45 vjeç, banues në Tiranë, pasi në Rrashbull, Durrës, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij, të cilin e drejtonte në gjendje të dehur i’ u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip pistoletë  me mbishkrimin SIG-SAUER, dhe një kreher me tre fishekë model 7.65 mm.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT