Ibrahimovic nuk mbahet, shënon 3 gola dhe thyen rekord

Sport

Zlatan Ibrahimovic realizoi tripletë dhe theu një rekord të vjetër të Los Angeles Galaxy në fitoren bindëse 7-2 kundër Sporting Kansas City të dielën mbrëma.

Sulmuesi suedez theu rekordin për më shumë gola brenda një sezoni nga një lojtar i Galaxy, të cilin e mbante Carlos Ruiz nga viti 2002. Ibra ka shënuar 26 gola deri tani këtë sezon.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Për Los Angeles kjo ishte fitorja e katërt radhazi, e cila i ndihmon të ngrihet në vendin e pestë në Konferencën Perëndimore, me një pikë më shumë se San Jose.

ME TE LEXUARAT