Vajza 2-vjeçare shpëtohet pas 24 orësh nën rrënoja nga tërmeti në Turqi

Bota
Vajza 2-vjeçare shpëtohet pas 24 orësh nën rrënoja

Vajza 2-vjeçare u shpëtua pas 24 orësh si rezultat i punës së ekipeve shpëtuese. Operacionet e kërkimit dhe shpëtimit vazhdojnë kërkimet nën rrënojat e ndërtesës, e cila u shkatërrua në lagjen Mustafa Pasha pas tërmetit me magnitudë 6.8 ballë në rrethin Sivrice të Elazig, transmeton Telegrafi.

Përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit të ekipeve, veçanërisht ekipeve AFAD dhe UMKE, po vazhdojnë ende.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjatë punimeve të kërkimit dhe shpëtimit të kryera në ndërtesën e shembur në Mustafa Paşa Mahallesi, ekipet e kërkimit dhe shpëtimit komunikuan me një grua nën rrënojat e ndërtesës.

Skuadrat e JAK-ut arritën tek fëmija dhe nëna në rrënoja. Pas rreth 24 orësh, ekipet dëgjuan zërin e gruas dhe vepruan menjëherë. Dialogu midis gruas që pret të shpëtohet dhe personelit ishte emocionues.

Personeli i kërkim shpëtimit tha: “Ne jemi këtu, po vijmë. Do të shpëtojmë. Mirë, po vijmë, a na shihni ne? Mirë, do të vijmë. A jeni me fëmijën? Pastaj gruaja flet: “Shpejt. Unë nuk mund të qëndroj akoma këtu. Ejani për hir të Allahut. Unë shoh dritën. Ju lutem, shpejt”, u përgjigj ajo.

Duke vazhduar përpjekjet e tyre për të shmangur dëmtimin e gruas dhe fëmijës, ekipet shpëtuan vajzën 2-vjeçare dhe nënën e saj nga rrënojat.

Ekipet vazhdojnë të punojnë për të shpëtuar jetë të tjera.

ME TE LEXUARAT