Soft

“Fatos Nanon s’do e refuzoja, madje …”! Biznesmeni shqiptar: Më kanë gjuajtur shumë politikanë

Sipërmarrësi i njohur shqiptar, Elton Ilirjani, ishte i ftuar në studion e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, për të rrëfyer disa të vërteta që nuk i dinim më herët për të.

Përpos jetës personale, veshjeve e bizhuterive luksoze, ai nuk ngurroi të fliste hapur edhe për ngacmimet e shumta që i vijnë nga persona të njohur në Shqipëri, si nga showbizi ashtu edhe nga politika.

“Ngacmime kam pasur pafund. Kam pasur nga persona të njohur të showbiz-it, këngëtarë, aktorë, regjisorë, ka Shqipëria plot, por edhe politikanë. Për mendimin tim ata janë më të papranueshimit, sepse të hapin probleme. Shqiptari kur ka pushtet, bëhet edhe më i keq dhe unë asnjëherë s’kam ndërmend të lidhem me politikanë,” tha ai duke theksuar më pas se me termin politikanë, u referohet atyre që jo domosdoshmërisht janë në pozitat më të larta”, sqaroi ai.

Sa i përket të preferuarit të tij, Eltoni veçoi Fatos Nanon si të vetmin politikan që jo vetëm nuk do e refuzonte, por do të ishte i gatshëm ta “gjuante” edhe vetë i pari.

“Fatos Nano është një personazh shumë karizmatik. Fatkeqësisht nuk i ka aspak qejf meshkujt, por nëse do i kishte, unë do e kisha gjuajtur vetë i pari. Për këtë të jesh e sigurt”, përfundoi ai.

loading...

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close