Itali, 11 të arrestuar pas një operacioni antimafia

Aktualitet

Një operacion antimafia u krye në qytetin e Palermos nga karabinierët të cilët arritën të arrestonin 11 persona me akuzën për zhvatje me metoda mafioze.

Hetimet e koordinuara nga strukturat e antimafias kanë zbuluar interesat e organizatës ”Cosa Nostra” mbi kontrollin dhe menaxhimin e klubeve të natës në kryeqytet dhe në krahinat përreth.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Organizata kontrollonte shërbimet private të sigurisë në ambientet e jetës së natës duke u imponuar bizneseve punonjës dhe tarifa për secilin person të punësuar.

ME TE LEXUARAT