Policia rrethon malin e Tomorrit, aksion për ndalimin e guroreve

Aktualitet

Policia e shtetit ka mbyllur te gjitha rrugët në malin e Tomorrit duke mos lejuar asnjë nga pronarët e guroreve që të ngjiten atje për të vijuar punën.

Me vendimin e Gjykatës në dorë ata kërkojnë nisjen e punës, por kanë hasur në forcën e policisë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Të martën mes tyre ka pasur edhe debate të forta. Policia ka ndaluar kamionët në aksin Novaj-Tomorr. Situata e tensionuar ka degjeneruar në disa momente edhe në konflikte të ashpra mes policisë dhe firmave të gurit.

Rreth 130 forca policie janë të shpërndara në të gjithë malin, në 8 pika në akset: Dobrush-Mali i Dobrushës, Bogovë- Selan, Bogovë-Novaj, Pronovik -Novaj dhe Novaj-Rrasë e Novajt. Ky bllokim duket se do të vijojë deri sa qeveria të përfundojë gjithë procesin e konsultimeve dhe dëgjesave për vendimin e dytë që e shpall Malin e Tomorrit park kombëtar dhe ndalon përfundimisht shfrytëzimin e tij për nxjerrjen e gurëve dekorativë.

ME TE LEXUARAT