Bota

Tërmet në politikën Italiane, Renzi largohet nga PD bashkë me 30 deputetë

Ish-kryeministri Matteo Renzi braktis Partinë Demokratike duke ‘marrë me vete’ dhe 30 parlamentarë të tjerë të cilët i kanë deklaruar besnikërinë.

Kjo lëvizje e Renzit vjen menjëherë pas betimit të qeverisë së re italiane me kryeministër Guisepe Conte
“Unë kam vendosur të largohem nga PD dhe të ndërtoj së bashku me të tjerët një shtëpi të re për të bërë politikë ndryshe,” shkroi Renzi në Facebook, një javë pasi koalicioni në dukje i pamundur i PD me Lëvizjen Pesë Yje (M5S) fitoi një mocion besimi në parlament.

Renzi nuk është vetë pjesë e qeverisë së re, e cila u krijua pas mosmarrëveshjeve me liderin e ekstremit të djathtë, ish-ministrin e brendshëm Matteo Salvini. Ky i fundit bëri thirrje për zgjedhje të parakohshme të cilat sipas tij do ta bënin kryeministër.

“Pas shtatë vitesh konflikt mes anëtarësh, unë mendoj se duhet të kemi parasysh që vlerat tona, idetë tona, ëndrrat tona, nuk mund të jenë çdo ditë objekt grindjesh të brendshme. Fitorja që morëm në parlament kundër populizmit dhe Salvinit ishte e rëndësishme për të shpëtuar Italinë, por nuk është e mjaftueshme” shkroi Renzi.

Ai dha dorëheqjen si kryeministër në vitin 2016, ndërsa është shprehur se do ta mbështesë qeverinë e Giuseppe Contes.

loading...

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close