Uncategorized

Horoskopi ditor: 18 shtator 2019

DASHI

Pak e nga pak marrëdhënia juaj me partnerin ka për t’u përmirësuar goxha. Si ju ashtu edhe partneri do mundoheni te bëni me te mirën për te ruajtur klimën harmonike e te ngrohte. Beqaret do jene me te guximshëm dhe do arrijnë t’i shprehin ndjenjat. Sektori i financave do jete i mire. Do ecni përherë me llogari dhe nuk do e teproni aspak me shpenzimet.

DEMI

Ambienti ne jetën tuaj ne çift do jete goxha elektrizues sot. Do keni mendime shume te ndryshme me partnerin dhe ne disa raste mund te thoni fjale te gabuara. Beqaret do marrin goxha komplimente, por asnjë propozim serioz. Për këto gjera ata duhet te presin edhe pak. Sektori i financave nuk do jete as i keq as shume i mire. Mundohuni te shpenzoni me kujdes.

BINJAKET

Gjate kësaj dite Saturni nuk do iu lejoje te bëni lëshime ndaj partnerit dhe kjo gjë do e përkeqësojë marrëdhënien mes ju te dyve. Dijeni qe një marrëdhënie nuk mund te mbahet me force. Beqaret duhet te jene te vëmendshëm dhe te shohin nga te gjitha anët për personin e përshtatshëm. Ne planin financiar duken kohe te vështira. Tregoni kujdes qe mos keni probleme as nesër.

GAFORRJA

Dite e mbushur me konflikte ka për te qene kjo e sotmja për ju te dashuruarit. Gjate gjithë kohës do jeni te mërzitur dhe nuk do arrini dot te buzëqeshni. Beqaret do e bëjnë çdo përpjekje te mundshme për ta gjetur personin e ëndrrave dhe do i afrohen shume qëllimit. Me financat nuk do keni shume kohe qe te merreni dhe gjendja nuk ka për te qene e qëndrueshme.

LUANI

Nëse keni një marrëdhënie te konsoliduar me partnerin, sot gjerat kane për t’iu ecur edhe me mire. Mundet te vendosni edhe te martoheni. Edhe beqaret do jene me fat ne dashuri kështu qe dielli do ua ngrohe me ne fund zemrat. Çdo gjë për ta do jete me e bukur. Ne planin financiar do ndiheni shpesh nen trysni. Do keni dëshirë te shpenzoni, por xhepi nuk do ua mbaje.

VIRGJERESHA

Plutoni mund te sjelle disa turbullira te vogla ne jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite. Nëse edhe se fundmi keni pasur debate te forta, duhet te bëni me tepër kujdes. Beqaret nuk do kenë një dite te qëndrueshme dhe nuk do e kenë mendjen tek kërkimi i një partneri. Sektori i financave do jete me i organizuar se me pare. Edhe pse do i kryeni shpenzimet e menduara, situata nuk do përkeqësohet.

PESHORJA

Qetësi totale do jete sot ne jetën tuaj ne çift. Nuk do ketë as debate te forta dhe as pasion te madh ashtu siç mund ta kishit imagjinuar. Jeta e beqareve do jete e bukur edhe pa takimet e ëndërruara. Yjet do dine si t’ua bëjnë qejfin ne çdo moment. Ne planin financiar mundohuni te mos influencoheni nga ata qe do keni pranë dhe tregohuni sa me te kujdesshëm me shpenzimet.

AKREPI

Ata qe janë ne një lidhje do kenë mundësi te flasin me hapur me partnerin e tyre sot. Do i sqarojnë edhe mosmarrëveshjet, por do marrin edhe disa vendime për te ardhmen. Beqaret me pak se 30 vjeç do jene me te privilegjuarit ne dashuri. Shume gjera kane për te ndryshuar për ta. Ne planin financiar vështirë se do i zgjidhni menjëherë problemet qe keni pasur.

SHIGJETARI

Dite e mbushur me surpriza te njëpasnjëshme ka për te qene kjo e sotmja për juve qe jeni ne një lidhje. Do surprizoheni shpesh dhe do përjetoni emocione vërtet te forta. Beqaret nuk do ndihen ende gati për te bere ndryshime ne jetën e tyre kështu qe do vazhdojnë te mbeten me te njëjtin status. Financat nuk do jene te shkëlqyera, prandaj kujdes me çdo lloj shpenzimi.

BRICJAPI

Dite e begate do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do jeni te dy palët me te çlirët do bëni çdo gjë qe do ju vije ne mendje. Çmenduritë nuk do mungojnë për te gjithë. Beqaret do kenë mundësi te fillojnë një lidhje te këndshme e cila nëse do dine ta menaxhojnë si duhet mund te shkoje gjate. Buxheti mund te dobësohet pak për shkak te shpenzimeve qe do ju duhet te kryeni domosdoshmërish.

UJORI

Jeta juaj ne çift nuk do jete spektakolare siç mendohej. Here pas here do jeni nervoze dhe mund te thoni gjera te gabuara për te cilat shpejt do pendoheni. Beqaret nuk do mundin dot te afrohen me personat qe do pëlqejnë dhe kjo do ju shkaktoje një brenge te madhe. Ne planin financiar do dini si ta mbani gjithë kohës gjendjen te stabilizuar. Dhëniet e huave shmangeni me çdo kusht.

PESHQIT

Do ndiheni aq mire sot juve qe jeni ne një lidhje saqë shpesh do e pyesni partnerin nëse këto qe po përjetoni janë reale apo jeni duke ëndërruar. Beqaret kane për te pasur një dite te mbushur me mundësi për njohje te reja. Po e shfrytëzuan sa duhet gjithçka ka për t’iu ecur mire. Ne planin financiar duhet te veproni gjithmonë me strategji dhe duke menduar për te ardhmen.

loading...

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close