Lajm i keq për fansat e Capital T, shtyhet koncerti i Tiranës

Showbiz

"Time capsule", koncerti i shumëpritur i reperit Capital T shtyhet për shkak të motit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Vetë artisti ka njoftuar me anë të një postimi në Instagram se koncerti do të mbëhet një ditë më vonë, më 20 shtator.

Sa i përket vendit dhe orës, asgjë nuk ndryshon. Ndërsa për të ftuarit special, nuk dihet nëse do ketë ndryshime prej axhendës së tyre.

"Siç edhe e keni pa krejt osht gati në sheshin Nene Tereza.

Mirepo per shkak te motit i cili parashikon shi pergjate gjithe dites se neserme, Time Capsule mbahet nje dite ma vone, 20 shtator, i njejti ven, e njejta ore.

Sigurisht krejt biletat e shituna jane te rregullta pavarsisht dates.

Ju falenderoj shume per mirekuptimin e shpresoj qe nuk ju kemi shkaktu asnje pengese.

Per cdo send lidhun me ket ceshtje shkruani ne [email protected] e dikush ju pergjigjet menjehere. Shihemi pasneser!!", shkruajti Capital T.

 

ME TE LEXUARAT