Aktualitet

Avokati i Tahirit: Gjykata nuk ka rrugë tjetër, të jap pafajësinë

Maks Haxhia, avokati i Saimir Tahirit, ka komentuar në emisionin “Open” në Top Channel vonesën e Gjykatës së Krimeve të Rënda për të dhënë vendimin për ish-ministrin e Brendshëm.

“Brenda orës 18:00 prisnim shpalljen e vendimit”, tha Haxhia, duke shtuar se “kjo vonesë nuk ka shpjegim tjetër veçse se trupi gjykues po shkruan të gjithë vendimin dhe jo vetëm dispozitivn.”

I pyetur se çfarë pret nga trupi gjykues, avokati theksoi: “e them me gjithë bindjen se gjykata nuk ka rrugë tjetër veçse të jap vendim pafajësie.”

Maks Haxhia shpjegoi edhe mënyrën e mbrojtjes së Saimir Tahirit: “Në bashkëpunim me klientin ndamë dhe detyrat. Tahiri bëri përfaqësimin dhe kundërshtimin fakt pas fakti, duke hedhur poshtë të gjithë prezencën e tij në ndihmë të personave të inkriminuar. Unë bëra përfaqësimin nga pikëpmaja e interpretimit ligjor, parë në prizmin e konvektave ndërkombëtare.”

loading...

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close