Fama e moderatores Viola Spiro i kalon kufinjtë, ja çfarë shkruajnë mediat e huaja
Fama e moderatores sportive Viola Spiro i ka kaluar kufijtë. Ajo është bërë tashmë e njohur dhe në vendin fqinj, Maqedoni.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Agjencia e njohur e lajmeve, “Kurir”, i ka dedikuar një artikull të veçantë moderatores simpatike. “Bombë e vërtetë: Për shkak të kësaj moderatoreje të gjithë shqiptarët ndjekin një emision sporti”, shkruhet në titullin e artikullit.
Në të thuhet se Viola është një nga prezantueset më të komentuara në Shqipëri dhe se biondja magjepsëse është e njohur për bukurinë e saj natyrale.
Në artikull shkruhet se emisioni që ajo drejton “Sport Plus” shihet edhe nga ata që nuk janë të interesuar për sportin, vetëm për të shijuar bukurinë e saj.