Trump i ofron ndihmë Kinës, ja cfarë i bashkon të gjithë të vdekurit nga koronavirusi

Bota
Trump i ofron ndihmë Kinës, ja cfarë i bashkon të

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i ofroi Kinës ndihmë në përpjekjet e saj për të kontrolluar shpërthimin e një koronavirusi, i cili shkaktoi vdekjen e së paku 81 personave.

"Kemi komunikime shumë të afërta me Kinën, në lidhje me virusin", shkroi Trump në Tëitter.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"Shumë pak raste janë raportuar në SHBA, por janë rreptësisht nën vëzhgim. I kemi ofruar Kinës dhe presidentit Xi (Jinping) çdo ndihmë që është e nevojshme. Ekspertët tanë janë të jashtëzakonshëm", tha Trump.

Në qendër të shpërthimit të virusit është qyteti Vuhan i Kinës, me një popullsi prej 11 milionë banorësh.

Të hënën, autoritetet lokale raportuan për vdekjen e parë nga virusi në Pekin.

Viktima është një person 50 vjeç, i cili ka qenë në Vuhan, raportuan mediat lokale.

Sipas zyrtarëve, shumica e viktimave janë pacientë të moshës 50 vjeç ose më të vjetër.

Ekspertët shëndetësorë thonë se virusi përhapet nga kafshët te njerëzit, por nuk është përjashtuar as mundësia e transmetimit midis njerëzve.

Raste me këtë lloj virusi u shënuan edhe jashtë Kinës, përfshirë: Shtetet e Bashkuara, Singaporin, Nepalin, Tajlandën, Korenë e Jugut etj.

Ai mund të shkaktojë sëmundje nga ftohja e zakonshme deri te Sars-i.

Sars - sindromë e rëndë akute e frymëmarrjes - ka shkaktuar vdekjen e mbi 700 njerëzve në botë gjatë shpërthimit të tij më 2002-3.

ME TE LEXUARAT