Politika

Vendimi për Tahirin, Berisha: Mafia nuk mund të dënojë vetveten

Ish-Kryeministri Sali Berisha reagoi pas vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda për ish-Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Gjykata ka shpallur fajtor ish-Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri duke e dënuar me 5 vjet burg, që konvertohet në 3.4 vite shërbim prove. Ulja e dënimit për ish-ministrin erdhi pasi më herët ai kishte përfituar nga gjykimi i shkurtuar.

Reagimi i Berishes:
“Ky vendim i turpshëm është i ngjashëm me ato të karteleve, në të cilat droga, trafiqet janë meritë dhe jo krim dhe kumbarët kryesorë mbrohen e nuk dënohen. Narko prokuroria, siç kanë faktuar mediat fakte thelbësore dhe prova përvëluese të bashkepunimit të Saimir Trafikut me Habiljat, nuk i vendos dhe si trajton si të tilla në aktakuzën e saj.”

Berisha akuzoi prokurorinë se kërkoi vetëm 12 vite burg për veprat penale që e akuzon, kur duhej të kërkonte së paku 40 vite burg.

“Narko gjykatësit mezi priten t’i kërkonin ndjesë Saimir Trafikut se ishte i pafajshëm, por të detyruar dhe vetëm sa për sy e faqe të shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve po i japin një akuze koti për abuzim detyre dhe jo kurrë për kanabizimin së bashku me shefin e madh Edvin Mafinë të mbarë vendit sepse ti o Sajmir Trafiku ke zbatuar vetëm porosinë e tij. Si përfundim miq, ky proces dëshmon përfundimisht se për narkoshtetin e vetëm dhe të parë në Europë shteti ligjor nuk ekziston. Vetëm qytetarët shqiptarë me guxim dhe sakrifica mund të nxjerrin fatin e tyre nga kthetrat e mafies së drogës të kryesuar nga Edvin Mafia.”

loading...

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close