Verifikohen 5 raste te dyshuara me koronavirus, dolen negative

Aktualitet
Verifikohen 5 raste te dyshuara me koronavirus, dolen negative

Informacion I përditësuar

Ministria e Shëndetësisë/ zyrtare: Shqipëria e paprekur nga koronavirusi i ri, përfundon testimi I 5 rasteve të reja

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale konfirmon se ka përfunduar testimi në laboratorin e virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik edhe i pesë rasteve të tjera të dyshuara, me histori udhëtimi me vendet e prekura nga koronavirusi COVID-19, të cilat kanë rezultuar NEGATIVE.

Deri në këto momente janë testuar 23 raste për koronavirusin e ri.

Duke ju ftuar t’i referoheni burimeve zyrtare, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën me dije se do të informojë në vijimësi për situatën në vendin tonë.

ME TE LEXUARAT