Rrembimi dhe vrasja e Jak Prenges, shpallen ne kerkim 5 persona te tjere

Aktualitet
Rrembimi dhe vrasja e Jak Prenges, shpallen ne kerkim 5 persona te tjere

Policia ka shpallur në kërkim edhe 5 persona të tjerë për rrëmbimin dhe vrasjen e Jak Prengës, bëjnë me dije burimet.

Siç mësohet, policia ka bllokuar disa kamera sigurie dhe ka rrethuar skenën e ngjarjes, ku edhe edhe viktima është nxjerrë me pako në qese të zeza.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

5 të kërkuarit siç thanë burime të sigurta policore, kanë rol aktiv në rrëmbim. Identiteti i tyre shfaqet në kameran e sigurisë në bodrumin e resortit.

Ndërsa i arrestuari i djeshëm shfaqet me lopatë në dorë gjë që tregon se ai ka marrë pjesë në zhdukjen e trupit. Ata shfaqen tek kamerat e sigurisë teksa hipin viktimën e mbështjellë me qese të zezë në një furgon të bardhë.

Furgoni është bllokuar thanë burime të laboratorit të kriminalistikës dhe po kqyret për gjurmë shtesë me interes për hetimin.

Burime të sigurta të policisë treguan se ka një sërë kamerash sigurie se paku gjashtë të tilla që tregojnë lëvizjet e makinë Range Rover teksa ikën nga vendngjarja kur kreu rrëmbimin e Jak Prengës dhe deri sa hyn në biznes.

“Përmes dëshmitarëve që na treguan të dhënat e automjetit të bardhë dhe kqyrjes së kamerave ne shkuam në resort dhe aty u bllokuan kamera të bodrumit që tregojnë dinamikën” shpjegoi burimi policor./tch

ME TE LEXUARAT