Aktualitet

Përgjimi që u zhduk nga dosja, “Moisi Habilaj udhëtoi me babain dhe gruan e Tahirit…”

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar prokurorinë se ka fshehur disa nga provat më “përvëluese” për çështjen e ish-ministrit të Brendshëm, Samir Tahiri, duke rrëzuar në këtë mënyrë lidhjet e ngushta me Habilajt.

Berisha shkruan se në dosjen e prokurorisë mungon përgjimi i autoriteteve italian, ku sipas tij xhaxhai i Saimir Tahirit flet me Moisi Habilajn.

Sipas ish-kreut të qeverisë, në bisedën telefonike xhaxhai i Tahirit flet me Habilajn dhe i thotë që jam me Bashkim Tahirin.

Po ashtu , për Berishën është fshehur dhe udhëtimi i Moisi Habilajt sëbashku me babain e ish-ministrit dhe bashkëshortes së tij.

“Ja disa nga provat perveluese qe narkoprokuroria apo Edvin Mafia hoqi nga dosja e Saimir Habilit qe faktojne lidhjet e tij te ngushta me kushurinjte kriminele dhe supertrafikant Habilaj.

Keshtu, gazetari investigativ ka zbuluar se nuk jane ne dosje:

1-Rregjistrimi i dorezuar nga autoritetet italiane i bisedes telefonike te Moisi Habilajt me xhaxhin e Saimir Habilajt nuk eshte fare ne dosjen e prokurorise. Ne kete bisede telefonike me xhaxhain e Saimir Habilit, Moisiu ne prani te babait te Saimirit i thote atij se jam me gjigandin Bashkim. (Bashkim Tahiri)

2-As fakti qe Moisi Habilaj ka qene ne Rome bashke me babain dhe gruan e Saimir Habilajt (Bashkim Tahiri dhe Fatlinda Berisha) dhe

3- qe keta te dy nuk jane rregjistruar ne TIMS fare per kete udhetim por qe figurojne ne listen e pasagjereve te Alitalia dhe qe kane te vulosur pasaportat me vulen e Fiumicinos ne keto data. Pra prokuroria ka fshehur proven me te rende qe lidh Saimir Tahirin me Moisi Habilajn si nje grup i stukturuar kriminal ku kusho Saimiri ka pasur per detyre shmangien e policise ndaj Habilajve”, shkruan Berisha.

loading...

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close