Reperi i njohur shqiptar flet për MTV: Jam krenar për atë që popullin tim, kemi sakrifikuar shumë

Showbiz

E ka shfaqur gjithmonë me krenari prejardhjen e tij shqiptare.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gashi së fundmi ishte i ftuar në studion e MTV me gazetarin  e famshëm Sway, ku ka folur për shqiptarët dhe prejardhjen e tij.

Moderatori i emisionit e ka pyetur se ndihet krenar se është shqiptar dhe për artistët e famshëm shqiptarë si Rita Ora, Dua Lipa, Action Bronson, Bebe Rexha dhe suksesin e tyre.

Gashi tha:“Jam shumë i lumtur për njerëzit e mi. Po, po jemi bërë si Avengers. Jam shumë krenar që të gjithë jemi bërë kaq të mirë. E di, ne kemi ardhur nga asgjë dhe duam të marrim gjithçka. Secili kemi historitë tona familjare e kemi sakrifikuar shumë”.

Kujtojmë që reperi shqiptar po triumfon në tregun ndërkombëtar me hitet e tij dhe së fundmi po korr shumë sukses me bashkëpunimin me French Montana dhe Dj Snake.

ME TE LEXUARAT