Lajmi i fundit

SHBA dhe Britania i vënë vizën Tahirit: Duhej dënuar për akuzat e rënda

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Duncan Norman, reagoi me nje deklarate rreth vendimit të marrë nga Gjykata e Krimeve të Rënda për “çështjen Tahiri”.

Në një postim të tijin në rrjetin social “ Twitter”, ai shkruan:

“Vendimi mbi Saimir Tahirin tregon se sistemi ligjor i Shqipërisë po bëhet më i përgjegjshëm.

Por dështimi për të dhënë dënim mbi akuza akoma më serioze, shtron pyetje dhe tregon rëndësinë e finalizimit të reformës gjyqësore”.

Nderkaq SHBA evidenton faktin se akuzat ndaj Saimir Tahirit ishin shume serioze.

Njoftimi i ambasades

Vendimi i djeshëm kundër ish Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri demonstron pavarësinë në rritje të gjyqësorit dhe fillimin e fundit të pandëshkueshmërisë për personat me lidhje të forta.

Ndërkohë që dënimi i zotit Tahiri për akuzën e shpërdorimit të detyrës sinjalizon një hap të rëndësishëm përpara, dënimi është shkurajues, duke pasur parasysh se sa të rënda ishin akuzat.

Ata që shpërdorojnë besimin publik dhe shkelin ligjin duhet të përballen me pasoja domethënëse. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbeten partnerë të Shqipërisë, në mbështetje të përparimit të mëtejshëm të reformës në drejtësi, transparencës dhe qeverisjes së mirë.

loading...

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close