Fier, eksperimenti kimik shkon keq në shkollë, 7 nxënës dërgohen në spital

Aktualitet
Fier, eksperimenti kimik shkon keq në shkollë, 7 nxënës

Një reaksion kimik në laboratorin e Shkollës së Mesme të përgjithshme Janaq Kilica në Fier ka shkaktuar panik dhe sfiksi tek nxënësit dhe në gjithë shkollën.

Nxënësit kanë qenë në orën e mësimit duke zhvilluar një eksperiment që më pas ka ndodhur edhe reaksioni duke çuar në një re tymi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mësohet se 7 nxënës kanë dalë nga klasa nga asfiksia dhe më pas janë dërguar me urgjencë në spitalin e Fierit.

NJOFTIMI I POLICISE:

“Sot rreth orës 13:10, në lagjen “Kastriot”, në një shkollë të mesme në Fier, në kabinetin e laboratorit, gjatë mësimit, 6 nxënës kanë pasur të kollitura dhe vështirësi në frymëmarrje.

Menjëherë nxënësit janë çuar për kontroll mjekesor në Spitalin Rajonal Fier dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Paraprakisht nuk dihet kush ka qënë shkaku i kësaj situate. Në vendin e ngjarjes shkoi grupi hetimor dhe po punohet për sqarimin e rrethanave dhe gjetjen e shkakut të kësaj ngjarje.”, thuhet në njoftimin e policisë.

ME TE LEXUARAT