Aktualitet

Dëmet nga termeti, 68 qytetarë të plagosur kërkojnë ndihmë në spital

Rritet bilanci i demeve njerezore nga termeti. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu vizitoi nga afër qytetarët e plagosur si pasojë e tërmeteve që prekën vendin tonë. Ajo tha para mediave se nuk ka persona në gjendje të rëndë. Sipas saj, janë 68 qytetarë që po marrin shërbimet mjekësore në Tiranë dhe Durrës, ndërsa shtoi se shëndetësia është në gatishmëri të plotë.

“Pashë nga afër gjendje e të lënduar. Aktualisht janë duke marrë shërbimin 21 qytetarë te Trauma. Janë 52 qytetarë që kanë marrë shërbimin dhe janë larguar. Të gjithë qytetarët po marrin shërbimin e nevojshëm. Situata e tyre është e qetë dhe po bëjnë të gjitha trajtimet.

Në përgjithësi situata është e qetë dhe spitalet janë përforcuar me mjekë dhe infermierë për të përballuar situatën e shtuar. Janë 68 qytetarë që po marrin shërbimet në Tiranë dhe Durrës dhe shëndetësia është në gatishmëri me të gjitha strukturat. Kanë qenë 18 qytetarë edhe në spitalin e Durrësit dhe unë do të shkoj për të parë nga afër edhe të lënduarit në spitalin e Durrësit”-tha ministrja.#

loading...

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close