Derbi i Madonninës, në mbrëmje sfida e 224 Milan - Inter

Sport

Sonte në mbrëmje luhet derbi i Madoninës me Milanin që pret Interin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Këtë sezon derbi vjen shumë shpejtë që në javën e 4-t, dhe favorit për ta fituar derbin me numër 224-t sheh skuadrën e Interit.

Statistikat flasin në favor të zikaltërve që në 223 takimet e mëparshme numërojnë 80 fitore kundrejt 76 të kuqezinjëve ndërsa 67 ndeshje kanë përfunduar në barazim.

Interi e ka nisur në mënyrën më të mirë këtë sezon dhe pas 3 javëve të para kryeson me pikë të plota, por barazimi në Champions ndaj Slavias së Pragës ka ulur disi entuziasmin.

Milani ndërkohë ka grumbulluar 6 pikë në 3 javët e para por problemi qëndron te fakti se kuqezinjtë nuk prodhojnë lojë dhe do të kërkojnë të bëjnë kthesën në këtë aspekt pikërisht në derbi.

Giampaolo ka vetëm 2 mungesa për këtë ndeshje ato të Calabrias i skualifikuar pas kartonit të kuq që mori ndaj Veronas dhe Caldaras i dëmtuar, ndërkohë që Conte ka në dispozicion të gjithë grupin e futbollistëve. Rreth 72 mijë tifozë pritet të jenë në shkallët e San Siros jo në kapacitet të plotë për kushte sigurie, në një derbi që pritet të dhurojë emocione dhe spektakël.

Milan-Inter do të startojë në orën 20:45.

ME TE LEXUARAT