Plani sekret për djegien e Amazonës

Bota

Një gazetar amerikan i “The Intercept” ka zbuluar një plan sekret që fshihet me shumë mundësi pas zjarrit katastrofik të muajve të fundit që shkatërroi një sipërfaqe të madhe me pyje në Amazonë, e cila konsiderohet dhe si “Mushkëria e Botës”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas gazetarit Glenn Greenwald, i cili ka pasur mundësinë të ketë akses në disa regjistrime, prej muajsh qeveria e presidentit brazilian Bolsonaro është duke menduar një plan për zhvillimin e Amazonës, duke përfshirë aty një central elektrik, lidhje më të mirë infrastrukturore si dhe zhvendosjen e një pjese të popullsisë në këtë zonë.

“The Intercept” shkruan se projekti i pagëzuar “Baroni i Rio Branco” është përgatitur nga sekretaria për çështjet strategjike të qeverisë dhe parashikon incentiva për punë të mëdha publike që tërheqin popullatën jo indigjene të rajoneve të tjera të vendit të vendosen në Amazonë duke kontribuar në këtë mënyrë në rritjen e GDP për rajonin e veriut.

Objektivi i Bolsonaros është për t’iu kundërvënë të ashtuquajturit rrezik të ndërhyrjes kineze dhe influencës së Kishës Katolike dhe të ambientalistëve

Iniciativa është prezantuar në disa mbledhje të zhvilluara me dyer të mbyllura nga koloneli në pension Raimundo Cesar Calderaro. Gjatë njërës prej mbledhjeve, për të cilën “The Intercept” ka dhe një regjistrim, një zyrtar i ushtrisë nënvizoi se Kina po promovon migracion masiv drejt rajoneve kufitare që i konsideron strategjike, duke sjellë shembullin e kufirit me Siberinë, në ditët e sotme, ku ka më shumë kinezë sesa kozakë, duke e bërë kështu dhe Rusinë të kuptojë se po përballet me një problem sigurie shumë të madh. Për këtë arsye Brazili kërkon që të evitojë që një problem i tillë të mbërrijë në vend.

Sipas përfaqësuesve të qeverisë, popullsia tradicionale, përfaqësojnë një pengesë për praninë e shtetit në Amazonë dhe zhvillimin e rajonit, madje kanë krijuar dhe paradigma ideologjike si “Indigjenizmi, kuilombolizmi dhe ambientalizmi” të cilave iu është kundërvënë tani liberalizmi konservator i administratës Bolsonaro.

ME TE LEXUARAT