Nxënësja e shtruar në spital në Fier: Era e keqe erdhi nga klasa përballë, ishte mbytëse

Aktualitet
Nxënësja e shtruar në spital në Fier: Era e keqe erdhi nga

Njëra prej nxënëseve që u dërguan për ndihmë në spitalin e Fierit tregoi kronologjinë e ngjarjes. "Te klasa ngjitur kishte orë mësimi, hapëm derën se duhet të merrnim dicka, erdhi një erë mbytëse.

Nuk të linte që të merrje frymë, mësuesja kishte frikë të na nxirrte jashtë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Vjen urdhri dhe që të gjithë nxënësit e godinës së parë të dilnin jashtë, pasi erdhi ishte mbytëse.Duke dalë jashtë ngaqë ishim shumë veta.... Ishte erë mbytëse, më shumë kisha dhimbje fyti.

Në klasë ishim në orë mësimi, përballë klasës që ndodhi ajo, por nuk dëgjuam zhurmë, vetëm kur hapa derën dhe erdhi direkt.

Pavarësisht se mbyllën derën dhe dritaren erdhi era. Në klasë ishin 30 veta. Në klasën që ishte përballë doli jashtë nga era, ne dolëm më vonë. Thjeshtë mund të ketë ndonjë gjë brenda" tha ajo.

ME TE LEXUARAT