Aktualitet

Riparohet shkolla e Vaqarrit/ Veliaj: Investimet si brenda dhe jashtë Unazës

Ish shkolla e vjetër e Vaqarrit është rikonstruktuar nga bashkia e Tiranës dhe ambientet e saj do të shërbejnë si kopsht për fëmijët e kësaj zone.

“Mund të jemi në Bllok, mund të jemi diku në një nga lagjet më të mira të Tiranës, te Bregu i Lumit, ku prapë kemi kopshte shumë të mira, apo në Kodër-Kamëz, ku po mbaron kopshti i ri, por në fakt jemi në Vaqarr, çka sinjalizon një fillim të ri të punës për kopshte dhe çerdhe në zonat rurale. Fakti që 50-60 fëmijë janë këtu, do të thotë se 50-60 fëmijë janë më pak në turnet e dyta në shkollat, kopshtet dhe çerdhet e Kombinatit. Ndaj, e gjithë dëshira jonë është që këtë mandat të dytë të fokusojmë më shumë shërbimin në fshat. Duhet të shkojnë shërbimet aty ku janë njerëzit, kështu që ulim dyndjen dhe turnet e dyta në qytet”, ka thënë Veliaj.

Veliaj siguroi se situata e çerdheve kopshteve dhe shkollave ka ndryshuar plotësisht krahasuar me 5 vite më parë dhe ka kërkesë të shtuar të prindërve, për ti frekuentuar.

“Është një kompliment i jashtëzakonshëm, pasi do të thotë se aq shumë kanë besim njerëzit te kopshtet dhe çerdhet publike. Kjo do të thotë se edhe ata që i kanë mundësitë, edhe për ata që kanë punë të mira apo që punojnë nëpër organizata ndërkombëtare apo nëpër ambasada, edhe për ata që ndoshta i kanë pasur më para në privat, arsyeja pse kërkojnë që t’i çojnë në shtet është sepse janë kushtet më të mira. As që nuk diskutohet fare krahasuar me çfarë gjetëm 5 vite më parë, ku binin tavanet dhe lagështira sundonte kudo, dhe ai myku jeshil vishte çdo dhomë; sot jemi në një situatë ku çdo fëmijë ka një skedë si është sjellë, çfarë ka ngrënë, çfarë ka konsumuar dhe sa kalori ka marrë për ditën”, ka shtuar Veliaj.

Veliaj siguroi se investimet do të shtrihen njëlloj si brenda Unazës ashtu edhe në periferi të Tiranës.

loading...

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close