Lajmi i fundit

Tahiri akuza ambasadës amerikane: I bëri presion gjykatës për të më dënuar

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri mbajti sot një qëndrim të ashpër ndaj Ambasadës së SHBA-së në Shqipëri, e cila e konsideroi shkurajues vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda për dënimin e tij për shpërdorim detyre, pa provuar akuzat e tjera të rënda.

I pyetur nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha për qëndrimin e amerikanëve, Tahiri u shpreh: “Nuk besoj se ndodh në Amerikë që një ambasadë të komentojë vendimin e një gjykate. Nuk besoj të ketë një presion më të madh se ky”.

Ai tha gjithashtu se “do t’i shkojë deri në fund betejës për drejtësi”, pasi vendimin e Gjykatës e konsideroi një lajm gjysmë të mirë.

loading...

Artikuj te ngjashem

Nje koment

  1. Tahiri po tenton te tregohet “si firte” dhe cub…ne vend te heshti….nderkohe po ben dhe presione….Drejtesia duhet te tregoje dhembet dhe te mos trembet apo ndikohet nga politika, nderkohe ata politikane me influence ne drejtesi te dalin nga frika e presioneve dhe te behen “burra” me Tahirin dhe Tahiret….Por tek ne qenka bere muti mullar…..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close