Zbardhen levizjet, trupi i Jan Prenges u mbeshtoll me qese dhe e lane 7 ore ne furgon

Aktualitet
Zbardhen levizjet, trupi i Jan Prenges u mbeshtoll me qese dhe e lane 7 ore ne

Zbardhen te tjera detaje tronditëse nga vrasja e 49-vjeçarit Jan Prenga, pasi u rrëmbye dhe u torturua më 17 janar në Kamëz.

Zbulohen lëvizjet e autorëve të këtij krimi makabër, një ditë pasi policia konfirmoi zyrtarisht vdekjen e Prengës, nga humbja e gjakut.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Siç raporton Bezat, kamerat e sigurisë kanë fiksuar makinën e bardhë, me të cilën është kryer rrëmbimi i Prengës, të hyjë brenda resortit “Golden”, në Shijak. Pak minuta më vonë, katër personat e arrestuar tashmë nga policia kanë nxjerrë trupin e pajetë të 49-vjeçarit nga makina, e kanë mbështjellë me qese dhe e kanë futur brenda një furgoni.

Ky i fundit ka qëndruar për plot 7 orë i parkuar në oborrin e resortit dhe më pas autorët kanë dalë me mjete pune në duar, janë futur në furgon, dhe dyshohet se kanë shkuar për të varrosur pengun. Ndërkohë, furgoni është rikthyer në resort pas rreth një ore.

ME TE LEXUARAT