Adria Airways pezullon të gjitha fluturimet

Aktualitet

Kompania thotë se masa është e përkohshme dhe do të zgjasë gjatë gjithë ditës së martë dhe të mërkurë. Ajo lë 558 punëtor pa vendet e tyre të punës dhe disa qindra pasagjerë të bllokuar. Në një deklaratë, linja ajrore tha, "Vendimi për të ndaluar përkohësisht operimin e fluturimeve është pasojë e qasjes së pasigurt në para të gatshme të cilat i nevojiten kompanisë ajrore për operim të mëtejshme të fluturimeve.

Në këtë pikë, kompania po kërkon intensivisht zgjidhje në bashkëpunim me ndonjë invesitor potencial. Qëllimi i të gjithëve është që Adria Airways të fluturojë përsëri dhe se ndërprerja e operimeve është me të vërtetë e përkohshme. Kompania ka shprehur keqardhje e thellë për situatën dhe kërkon falje nga të gjithë pasagjerët dhe partnerët e saj. Adria Airways u sugjeron pasagjerëve dhe partnerëve të saj që të ndjekin njoftimet e mëtutjeshme të kompanisë". Menaxhmenti i transportuesit thuhet se ka kërkuar katër milion euro nga qeveria dje pasdite, por nuk i ka marrë fondet.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Adria Airways u privatizua në vitin 2016. Kompania ishte blerë nga AA International Holding, një degë plotësisht në pronësi të fondit të kthimit me qendër në Mynih 4K Invest, i cili që nga ajo kohë është akuzuar për keqmenaxhim të kompanisë. 4K Invest kishte blerë pjesën më të madhe të aksioneve prej 91.58% në Adria me një çmim prej 100.000 euro dhe më vonë bleu aksionet e mbetura për të siguruar 100% të pronësisë. Adria shiti edhe emrin e saj në një kompani të lidhur me 4K për tetë milion euro në 2017, duke përfituar një kapital shumë të nevojshëm për kompaninë ajrore në atë kohë. Në Dhjetor 2018, Adria Airways mori kompaninë STBE përmes bashkimit dhe blerjes. Masa rriti kapitalin aksionar të kompanisë ajrore dhe ndryshoi strukturën e saj të pronësisë. Pronësia e saj që përbënte shumicën e aksioneve (54.3%) i kaloi Stefan Beulertz, një avokat me banim në Maltë, i cili ishte një partner i ngushtë i 4K Invest.

Ministria Sllovene e Infrastrukturës theksoi, "Ministri i Infrastrukturës Alenka Bratušek paralajmëroi në mënyrë të përsëritur se shitja e linjës ajrore në fondin e kapitalit gjerman ishte një gabim dhe se qeveria e atëhershme e Sllovenisë duhej të kishte gjetur një partner strategjik brenda industrisë së aviacionit që do të kishte siguroi ekzistencën dhe zhvillimin afatgjatë të transportuesit ”.

Qeveria Sllovene më parë tha se po kërkonte të modifikojë legjislacionin e vendit për aviacionin, i cili do t'i mundësonte asaj të subvencionojë një numër të zgjedhur të linjave që operoheshin nga Adria. "Shqetësimi ynë kryesor për momentin është të sigurojmë siguri maksimale të operimit ajror në vend. Përgjegjësia jonë është të sigurojmë lidhjen e Sllovenisë me botën e jashtme, kështu që ne kemi përgatitur një propozim që, nëse është e nevojshme, mundëson subvencione për disa linja ajrore ”, tha Ministria Sllovene për Infrastrukturë kohët e fundit. Sidoqoftë, paralajmëroi, "Ky është një proces i ndërlikuar dhe kërkon shumë kohë, i cili duhet të aprovohet nga Komisioni Evropian".

ME TE LEXUARAT