Kartmonedhat e reja në qarkullim. BSH: Çfarë ndodh me prerjet e vjetra

Aktualitet

Më 30 shtator 2019, Banka e Shqipërisë hodhi në qarkullim dy nga kartëmonedhat e Serisë së Re, përkatësisht prerjet 200 Lekë dhe 5000 Lekë.

Hedhja në qarkullim e kartëmonedhave të reja bëhet nëpërmjet sistemit bankar shqiptar. Bankat tregtare të cilat kanë nevojë për para, paraqiten pranë Bankës së Shqipërisë për furnizim dhe tërheqin kartëmonedha, sipas kërkesave të tyre.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Duke filluar që sot, datë 30 shtator 2019, bankat tregtare që janë furnizuar pranë Bankës së Shqipërisë kanë tërhequr kartëmonedhat e reja 200 Lekë dhe 5000 Lekë.

Bankat e tjera tregtare do t’i tërheqin këto kartëmonedha sipas nevojave që do të kenë për kartëmonedhat 200 Lekë dhe 5000 Lekë. Kjo do të thotë se futja në qarkullim e kartëmonedhave të reja është një proces i cili do të ndodhë gradualisht, ditë pas dite.

Kartëmonedhat ekzistuese të të gjitha prerjeve, do të vazhdojnë të qarkullojnë paralelisht me kartëmonedhat e reja. Ato do të vazhdojnë të kenë kurs ligjor dhe të shërbejnë si mjet pagese.

ME TE LEXUARAT