Muharrem Ahmeti në spital, flet miku i ngushtë i këngëtarit

Showbiz

Kengetari Muharrem Ahmeti eshte bere objekt i disa lajmeve lidhur me shendetin e tij gjate diteve te fundit.

Por kane qene miq dhe të afërm të tij qe kanë reaguar me shpejtësi për të sqaruar lajmin e përhapur mbrëmë në rrjetet sociale.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Keshtu mesohet se këngëtari i muzikës tallava është në gjendje të rëndë shëndetësore, por ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spital.

Muzikanti dhe miku i tij, Kristian Xhaferaj që konfirmon se Muharrem Ahmeti ka kaluar një problem të rëndë shëndetësor.

“Pëshendetje të gjithë shokëve dhe kolegëve të vëllait tonë, Muharrem Ahmeti. Është e pamundur t’i përgjigjem çdo njërit prej jush, kam mbi 700 telefonata. Vërtet (Ahmeti) ka kaluar një gjendje të rëndë shëndetësore, por është gjallë.

I lutem të gjithë atyre shokeve që postojnë (fake info) gjëra jo të vërteta, t’i fshijnë sepse nuk janë të vërteta. Vëllai jonë ka nevojë për lutjet tona që gjendja e tij të bëhet më mirë”, shkruan Xhaferaj.

ME TE LEXUARAT