Vendos rekorde, Derbi "Inter – Juventus"

Sport

 

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Këtë javë derbi italisë mes Interit dhe Juventusit do të marrë vëmendjen e të gjithë sportdashësve.

Skuadrat po kalojnë një formë të jashtëzakonshme, dhe për këtë fakt do të jetë një nga ndeshjet më të shikuara në historinë e Serie-A.

Të dielën në orën 20:45 stadiumi “San Siro”  të jetë i mbushur në kapacitetet maksimale. Në stadium do të jenë 75 mijë tifozë, duke regjistruar një rekord arkëtimesh prej 6.5 milionë euro.

Një maksimum i cili është historik, pasi nuk është arritur më parë në ndeshjet e luajtura në Itali duke përfshirë edhe ndeshjet e Champions.

Nga përmasat që ka marrë ndeshja do të transmetohet në mbi 200 vende të botës. Një lajm i mirë për Serinë A, e cila prej disa vitesh e kishte humbur interesin për shkak të formës së dobët të skuadrave.

ME TE LEXUARAT