De Ligt : "I lumtur që do të luaj kundër Lukakut"

Sport

Matthijs de Ligt pret ndeshje të vështirë të dielën mbrëma kur Juventusi të përballet në derbin e Italisë kundër Interit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mbrojtësi i ri i “Zonjës së Vjetër” është i lumtur që do të ketë punë me një lojtar të kalibrit të Romelu Lukakus, ndërsa ka kërkuar nga shokët e skuadrës të jenë të përqendruar në këtë sfidë.

“Jam i emocionuar që do të luajë kundër Lukakut, por është ndeshje Inter kundër Juventusit, e jo De Ligt kundër Lukakut”, tha mbrojtësi i ri holandez.

“Do të jetë ndeshje e vështirë, Interi është ekip i shkëlqyer, por edhe ne jemi gjithashtu. Po përmirësohemi ditë pas dite si ekip dhe unë personalisht po ndihem gjithmonë dhe më mirë”, përfundoi ai.

ME TE LEXUARAT