Na njohin të gjithë kë kemi për gra…,Shehi i kundërpërgjigjet Ramës: Ja pse i djeg kryeministrit

Aktualitet

Dash Shehi i është kundërpërgjigjur deklaratave të kryeministrit duke u shprehur se, Rama është një njeri i rrjedhur qe po vjedh shqiptarët. Shehi ka theksuar se, populli shqiptar e njeh shumë mirë atë dhe Ramën se kush janë dhe cilat kanë marrë për gra.

“Jam mësuar me Ramën, nuk është hera e parë. Merr drogë apo s’merr drogë është punë për të. Unë me PS-në jam marrë në rrafshin politik. Ky kryeministër është i keq, është i rrjedhur nuk është njeri normal këtu. Ky u bë vite që grabit në mënyrë të vazhdueshme shtetin, i ndal lekët me oligarkët. Do ta pranim edhe kështu nuk do na prekte paratë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kush pret që ne do të nevrikosemi dhe do të hymë në rrjedhën e batutave, ne nuk i hymë kësaj pune, ne merremi me politikë. Ku bën ligje për të grabitur vendin. Prandaj i djeg Ramës kjo që them unë, nuk merrem se ç’bën ky me jetën e tij.

Rama më rezulton në histori se është krye-hajduti më i madh. Rama sulmon ata që i duken më të rrezikshëm. Na njohin të gjithë, ku banojmë, kë kemi për gra, na njohin të gjithë”, u shpreh Dashamir Shehi.

ME TE LEXUARAT