Mesazhi i Metës: Mos u largoni nga Shqipëria , jepuni një mundësi brezave të rriten në atdhe

Nga Rrjeti

Presidenti i Republikës, Ilir Meta në një bashkëbisedim me studentët në Tiranë i këshilloi ata që të mos largohen nga vendi sepse jo vetëm që atdhe nuk do të gjejnë kudo që shkojnë, por edhe sepse Shqipëria ka ‘diell’ për të gjithë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Kudo që të shkojmë atdhe nuk do të gjejmë. Një vend në mes të Mesdheut me resurse të jashtëzakonshme duhet t'i japim mundësi të gjithëve që të kenë një të ardhme të ndritur këtu. Shqipëria ka diell për të gjithë”,- tha presidenti.

I pyetur se si do ti bindim të rinjtë të mos largohen, Meta tha se krahas arsyes së atdhedashurisë, duhet të krijojë terren që të rinjtë të dëgjohen më shumë.

“Arsyeja atdhetare është shumë e fortë, por nuk duhet të mbetet thjeshtë e tillë. Këta janë të rinj, duan sukses, të ardhme të sigurt, disa standarde që të ndihen më mirë në vendin e tyre dhe unë mendoj se ne duhet t’i japim mundësi të kenë një rol për ti ndryshuar gjërat. Për të qenë më vendimmarrës dhe për tu dëgjuar më shumë. Sot ata nuk dëgjohen aq shumë. Nesër duhet të investojmë shumë për të gjitha ato zhvillime kur në pak kohë mund të garantojmë një aktivitet fitimprurës”- u shpreh Meta.

ME TE LEXUARAT