Konferenca e donatoreve per Shqiperine, cilat fonde jane dhurata dhe cilat jane kredi?

Aktualitet
Konferenca e donatoreve per Shqiperine, cilat fonde jane dhurata dhe cilat jane

Prej orës 14:30 deri në 18:20, te 17 Shkurtit në konferencën e organizuar në Bruksel nga Komisioni Evropian, u shënua një shkallë e lartë solidariteti me Shqipërinë për rindërtimin pas tërmetit te 26 Nëntorit 2019, i cili la pas një faturë prej mbi 1 miliardë euro dëme.

Kryeministri Edi Rama u kthye entuziast nga konferenca e donatorëve, pasi siç u përkthye nga qeveria ajo i kaloi të gjitha pritshmëritë, duke arritur të grumbullojë një vlerë prej 1 miliard e 150 milionë euro për rindërtimin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Por me kalimin e euforisë dhe entuziasmit jo vetëm të qeverisë, por edhe të jetës virtuale të shoqërisë në rrjetet sociale, pyetja që u ngrit nga analistët e ekonomisë ishte sa nga kjo ndihmë ishte realisht donacion dhe sa kredi?

E në fakt u kuptua shpejt se rreth 80% e shumës janë mbështetje në formën e kredive të buta dhe grante dhe rreth 20% janë donacione.

Siç shpjegoi edhe pranoi Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj nga kjo shumë pjesa më e madhe ishte kredi e butë me interesa nën 2%.

Komisioni Evropian ishte i pari që shprehu zemërgjerësinë, duke dhuruar 115 milionë euro.

Ndërsa e dyta për nga shuma e lartë bujare ishin Emiratet e Bashkuara që dhuruan 70 milionë euro për ndërtimin e 2 mijë njësive të banimit.

Në total nga institucionet e komunitetit europian, janë 400 milionë euro donacione dhe hua për Shqipërinë.

Pas Emirateve të Bashkuara Arabe, vendi i dytë në donacionin më të madh ishte Italia me 65 milionë euro të cilat gjithashtu do të akordohen përmes projekteve.

Franca e Macron i dhuroi Shqipërisë 100 milionë euro, një pjesë e të cilave do të shpërndahen përmes projekteve, pra jo në vlerë parash cash, por në ndërtime, si dhe 60 milionë euro, të dhëna hua që do të shlyhen në një kohë të mëvonshme nga Shqipëria.

Turqia deklaroi nje ndihmë prej 46.3 milionë euro, shumë e cila përfshin edhe premtimin e bërë nga Presidenti Erdogan që në ditët e para pas tërmetit për ndërtimin e 500 njësive të banimit në zonat e prekura.

Ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhuruan një shumë prej 5.2 milionë eurosh, e cila do të përdoret për ngritjen e akademisë së transparencës për të monitoruar përdorimin e fondeve.

Transparence dhe llogaridhënie në terren, deklaroi në konference përfaqësuesi i ShBA Matheë Palmer.

Në këtë konferencë nuk mungoi solidarizimi dhe ndihma edhe nga shtete të tjera si Holanda, Danimarka, Polonia, Sllovenia, Finlanda, Austria, Çekia, Hungaria, etj.

Kosova ishte vendi që i erdhi në ndihmë vëllezërve të saj menjëherë pas tërmetit me grupe të kërkim-shpëtimit, me hapjen e dyerve për të pastrehët dhe me një shifër prej 200 mijë eurosh për rindërtimin.

Ndonëse ende nuk janë bërë publike kriteret dhe kushtet për përdorimin e këtyre fondeve dhe mënyra e disburimit, ajo që jo vetëm shqiptarët, por edhe ndërkombëtarët kanë theksuar në forcë ështëe transparenca në përdorimin e fondeve.

Ndërsa ekspertët e ekonomisë i kanë kërkuar qeverisë të bëjë publike të gjitha efektet e kredive dhe impaktin që ato do të kenë në nivelin e borxhit, që në fund të fundit do të shlyhet nga xhepat e qytetarëve shqiptarë, por edhe impaktin në stabilitetin financiar te vendit.

ME TE LEXUARAT