Ndërron jetë aktori i filmit 'I vetëm në shtëpi'

Showbiz

Aktori dhe komediani i njohur Rip Taylor ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Taylor u shtrua në spital në Qendrën Mjekësore Cedars-Sinai në Los Angeles në njësinë e kujdesit intensiv pasi pësoi një komplikim javën e kaluar, tha publicisti i tij Harlan Boll.

Ai lindi në Charles Elmer Taylor, Uashington D.C., sipas Boll, Taylor shërbeu në Luftën Koreane dhe aty i pati edhe fillesat e aktrimit dhe argëtimit.

Taylor aktroi në Broadway, në filma dhe televizione dhe ishte i njohur për personalitetin e tij tepër të lartë.

Ai ka qenë pjesë edhe e filmit të njohur “I vetëm në shtëpi”.

Taylor ka qenë zëri edhe i shumë filmave për fëmijë si “DuckTales the Movie: Treasure of the Lost Lamp,” “Tom and Jerry: The Movie,” dhe “Scooby-Doo and the Monster of Mexico,” sipas IMDb.

ME TE LEXUARAT