Aktualitet

Apeli rrëzon kërkesën e Prokurorisë,rikthehet në detyrë zv. drejtoresha e Kadastrës Durrës

Prokuroria e Apelit ka rrëzuar kërkesën e Prokurorisë së Rrethit mbi rastin e zv. drejtoreshës së Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Durrës.

Apeli pohon se pretendimet e prokurorit Ndoja mbi çështjen në fjalë janë të pabazuara në ligje e prova. Në seancën e ditës së sotme janë rrëzuar prentendimet e dërguara nga Prokurori i çështjes Arjan Ndoja, hetimet e të cilit çuan në burg drejtorin e këtij AKSh Durrës.

Në ngarkim të zv drejtoreshës, Lusieana Kola, prokuroria e apelit ka hedhur poshtë pretendimet e ngritura për shpërdorim detyre dhe pajisjen më çerftifikatë për subjektin “Lura shpk”, duke vendosur kthimin në detyrë të Kolës.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close