Aktualitet

Ngjarja ne Kavaje, gruaja e martuar dhe me femije. Emri

Detaje të reja bëhen me dije në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi sot pas mesnate në lagjen nr.2 në Kavajë, ku mbeti i vdekur Dritan Haxholli, ish i dashuri i Marsida Qatja. Burime për Report.tv shpjegojne se gruaja është e martuar dhe ka fëmijë. Ndërkohë burri i saj ndodhet emigrant.

 

Mësohet se gruaja kishte lidhje dashurie me Haxhollin, i cili mesa duket nuk ka pranuar ndarjen dhe ka shkuar në banesën e gruas për t’u sqaruar, pas disa mesazheve gjatë natës. Aty ndodheshin shtetas të tjerë në ndihmë të vajzës. Menjëherë ata janë konfliktuar duke qëlluar me armë. Haxholli me kallashnikov ndërsa Toçi me pistoletën e shërbimit.

Për pasojë ky i fundit (Bledar Toçi) ka mbetur i plagosur dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa Dritan Haxholli ka humbur jetën si pasojë e një plumbi në pjesën e qafës.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close