Donald TUSK 'godet' vendet skeptike: Hezitimi për vendet e Ballkanit, hap pas

Politikë

Presidenti i Këshillit të Europës Donald Tusk u bën sërish thirrje vendeve të BE-së për të dhënë ''dritën jeshile'' për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut që të nisin bisedimet për integrim në strukturën e përbashkët politiko-ekonomike të kontintentit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai iu drejtua indirekt Francës, Holandës dhe disa vendeve skeptike se hezitimi i tyre për të votuar pro-çeljes së bisedimeve tregon se janë bërë hapa pas në zgjerimin e bllokut.

''Hezitimi i disa vendeve të BE-së për hapjen e negociatave të Ballkanit Perëndimor tregon se janë bërë hapa pas. U bëj thirrje vendeve të unionit të lënë pas interesat personale dhe të mendojnë për BE si shpresë'', deklaroi zyrtari i lartë i BE-së në konferencën e fundit.

Kujtojmë që Tusk ka përsëritur disa herë qëndrimin e tij për hapjen e bisedimeve për integrim për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut gjatë vizitës së fundit në Tiranë si dhe në letrën e përbashkët të krerëve të BE-së drejtuar 28 shteteve anëtare.

Franca dhe Holanda janë dy vendet kryesore që udhëheqin bllokun kundër hapjen së negociatave për integrim të vendit tonë dhe Maqedonisë së Veriut.

ME TE LEXUARAT