Klosi: Kush ndot mjedisin rrezikon burgun

Politikë

Ministri i Mjedisit, Blendi Klosi ka reaguar pas notës së protestës që Mali i Zi i dërgoi Shqipërisë referuar ndotjeve në lumin Buna.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërsa thekson se ata që ndotin mjedisin do të përgjigjen, jo vetëm me gjoba, por edhe me heqje lirie, Klosi është shprehur se rasti i lumit Buna do të hetohet.

“Do të hetojmë rastin e ndotjes në lumin Buna. Bashkitë nuk marrin përgjegjësi për ndotjet.

Për personat që ndosin mjedisin, nuk do të ketë vetëm gjoba, por rrezikojnë edhe heqjen e lirisë”, tha Klosi.

 

ME TE LEXUARAT