‘Vajzen ma njeh gjithe Kavaja’, nëna e Marsida Qatjas: Pse e futi brenda ate qe e...

Aktualitet

Pas ngjarjes se rëndë të një dite me parë në Kavajë ka folur edhe nëna e Marsida Qatjas, femrës që u bë ‘mollë’ sherri për ngjarjen që tronditio qytetin e Kavajës dhe ku mbeti i vdekur një person si dhe u plagos një tjetër.

 

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ajo shprehet se lajmet që transmetohen rreth vajzës saj të dytë që u tha se është përfshirë në ngjarje, nuk qëndrojnë ndërsa për krimin e djeshëm deklaroi se duhet të flasin ata që dinë të vërtetën dhe që janë personat që janë përfshirë.

 

Nëna e Marsidës thotë gjithashtu se motra e kësaj të fundit nuk duhet përfshirë në këtë ngjarje ndërsa nuk I kursen kritikat për të bijën që futi në banesë Dritan Haxhollin pavarësisht se e kishte denoncuar 4 ditë më parë.

 

“Versionet tamam ua japin gazetarët, meqë futën edhe gocën tjetër në këtë ngjarje, jo po ka dashnor s’ka dashnor. Unë s’kam nevojë më, vajzën time të dytën e njeh gjithë Kavaja se kush është. Unë nuk di gjë, të vërtetën e dinë ata që ju ka ndodhur. Jam shitëse buke, një gjë që nuk e di nuk kam pse e gjykoj. Ka 4 ditë që (Marsida) ka lajmëruar policinë se e kërcënon. Pse e futi brenda ajo atë që e kërcënon? Kam një vajzë të sëmurë që merr serum… Pavarësisht se ka rënë në një familje që e ka përkrahur shumë (flet për Marsidën), ajo nuk ka punuar asnjëherë, ka rritur vetëm djalin në shtëpi, nuk di pse e përfshijnë vajzën tjetër që kam në shtëpi”, tha për Fax Neës nëna e Marsida Qatjas.

ME TE LEXUARAT