Lajmi i fundit

Përfundon në prokurori Marsida Qatja , “molla e sherrit” për vrasjen në Kavajë

Përfundon në Prokurori Marsida Qatja, gruaja e cilësuar si “molla e sherrit” për vrasjen në Kavajë.

Mësohet se Qatja do të merret sërish në pyetje për dëshmi kontradiktore. Ajo do të tregojë edhe njëherë me detaje se si ka ndodhur ngjarja në orët e para të mëngjesit të djeshëm.

Qatja ka dhënë dëshmi të ndryshme në polici nga ato që ka dhënë sot për mediat. Në media ajo deklaroi se viktimën Dritan Hoxholli e kishte vetëm shok, ndërsa në Prokurori ka deklaruar se ai i kërkonte marrëdhënie seksuale dhe e kërcënonte.

Gjithashtu ajo ka qenë e dyshimtë pasi më parë kishte deklaruar se ishte përdoruese e kokainës, ndërsa gazetarëve i tha se nuk ka pasur kokainë në shtëpi.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close