Shqipëria ende pa kryeprokuror, KLP zvarrit sërish procedurat

Aktualitet

Procedurat për zgjedhjen e prokurorit të ri të përgjithshëm janë zvarritur sërish.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Për të dytën herë Këshilli i Lartë i Prokurorisë nuk ia arriti qëllimit për të miratuar metodologjinë për vlerësimin dhe caktimin e pikëve për renditjen e kandidatëve për kreun e akuzës.

Kështu që miratimi u shty për seancën e ardhshme pasi disa nga anëtarët kërkuan ndryshime në variantin përfundimtar.

Aktualisht në garë për postin e prokurorit të përgjithshëm janë prokurorja aktuale, Arta Marku, prokuroja e Apelit, Fatjona Memçaj dhe prokurori i Krimeve të Rënda, Olsian Çela.

Nëse parlamenti nuk zgjedh me shumicë të cilësuar një nga kandidatët brenda një afati prej 30 ditësh , automatikisht prokuror do të zgjidhet i pari që do të listohet nga KLP.

ME TE LEXUARAT