Aktualitet

Italia nis debimin e emigranteve pa letra, kthehen tre shqiptare

Italia ka filluar debimin e emigranteve pa dokumente qendrimi. Tetë persona të kombësive të ndryshme, në mes tyre edhe 3 shqiptarë janë shoqëruar në komisariat për shkak të qëndrimit të paligjshëm në Acerra.

Mediat vendase raportojnë se tre shqiptarët me iniciale: A.E. 24 vjeç, V.A. 40 vjeç dhe L.L. 24 vjeç u shoqëruan në Zyrën e Emigracionit të Stacionit të Policisë së Napolit, ku, pas aktiviteteve të verifikimit të dokumenteve dhe rezultatit të gjykimit dhe vlerësimit të dëbimit, sot ata do të shoqërohen në aeroportin Fiumicino për t’u riatdhesuar në Shqipëri.

Gjatë kontrolleve për verifikimin shtetasve të huaj në territorin italian një tjetër 21 vjeçar shqiptar me iniciale L.L. dhe një 36 vjeçar polak me iniciale W.A. u shoqëruan në Zyrën e Emigracionit për detyra të mëtejshme administrative.

Ndërsa një 35-vjeçar nigerian me iniciale S.M., i njohur në polici dhe i paligjshëm në territorin kombëtar, u dërgua në Brindisi për t’u dëbuar.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close