VIP

E eliminuan nga gara, konkurrenti thyen mikrofonin dhe përplas kamerat në ‘E diell’

Një e papritur ka ndodhur gjatë transmetimit të rubrikës “Beauty” në “E diell” ditën e sotme. Në këtë rubrikë janë konkurrentët parukierë ose grimierë vlerësohen nga një juri profesioniste dhe çdo javë kalojnë në sfidë.

Ditën e sotme u eliminua parukieri Lorenco i cili kishte për detyrë të imitonte look-un e blogeres Estela Ujka.

Kur mësoi vendimin e jurisë, Lorenco kundërshtoi duke u shprehur se nuk e meriton të penalizohet për një gabim.

“Unë nuk arrita të kopjoja, por arrita të bëja kreativitet. Meritoj dhe një shans. Nuk mund të më gjykoni mua as ti, as ju që keni nga 5-10 vite eksperiencë. Dhe të më penalizoni vetëm me një gabim”, u shpreh Lorenco dhe hodhi mikrofonin me nerva e përplasi kamerat në studio.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close