Semundja e rende, kryebashkiaku i Vlores humb vellain

Aktualitet

Ndahet nga jeta biznesmeni, Eduard Leli, vëllai i kryetarit të Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli.

Eduard Leli ka ndërruar jetë orët e para të ditës së sotme pas nje semundje te rende. Leli, biznesmeni nga Vlora, pronar i një prej televizioneve të qytetit vuante prej 3 vitesh nga një sëmundje e rëndë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ekonimist në profesion, Leli mbylli sytë pas një semundjeje të rëndë, që u rëndua më shume dy javët e fundit ne spitalin e Vlorës ku edhe pati mundesinë ndoshta të takohej për herë të fundit me miqtë e shokët.

Pak ditë më parë, kryetarit të Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, iu dogj makina, e cila përdorej nga shoferi i tij. Në një prononcim për mediat, Leli u shpreh se nuk i interesonte se çfarë ndodhur, sepse kishte në gjendje të rëndë vëllain.

“Kam në gjendje të rëndë vëllanë tim. Nuk më intereson se çfarë ka ndodhur”, shprehej Leli

ME TE LEXUARAT