'Nuk ka hapje negociatash këtë vit për Shqipërinë'

Aktualitet

Ish-kryeministri Sali Berisha shkruan se për Shqipërinë nuk ka hapje negociatash edhe këtë vit.

 

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ish-kryeministri i referohet 8 kushteve që ka vendosur Këshilli i Europës, para  se të vendoset që Shqipëria të nisë procesin e negociatave.

 

 

‘Projekt dokumenti i djeshëm i Këshillit te Ministrave te BE cakton si te mundshëm dhe vetëm nëse plotësohen kushtet, hapjen e dritës jeshile për hapjen e negociatave me Shqipërinë vitin 2020 dhe për këtë ai cakton plotësimin e 8 kushteve para se Shqipëria te hape negociatat me BE’, shkruan ish-kryeministri Sali Berisha në Facebook.

 

 

Reagimi i plotë i ish-kryeministrit Sali Berisha:

 

Nuk ka hapje negociatash këtë vit për Shqipërinë!

 

Negociata e parashikuara për tu hapur sipas deklaratës se Këshillit te Ministrave te BE te dt 26 qershor te vitit 2018 ne fundin e vitit 2019 nuk do te hapen.

 

Projekt dokumenti i djeshëm i Këshillit te Ministrave te BE cakton si te mundshëm dhe vetëm nëse plotësohen kushtet, hapjen e dritës jeshile për hapjen e negociatave me Shqipërinë vitin 2020 dhe për këtë ai cakton plotësimin e 8 kushteve para se Shqipëria te hape negociatat me BE.

 

Këtu me poshtë keni urimin e vjetshëm te Edvin Mafise për hapjen e negociatave.

 

Mesazhi i Rames

 

MIRËMËNGJES. Mbrëmë...., pas dakordësisë aspak të lehtë për datën e çeljes së negociatave me Shqipërinë, esadistët e rinj të Shqipërisë hidhnin gurët e akuzave të tyre vulgare kundër qeverisë si fajtore për një dështim imagjinar në Europë! Me lutjen që të mos u’a harroni këto shfaqje të pafundme brutaliteti kundër qëllimit tonë të përbashkët dhe vetë Shqipërisë, ju uroj një ditë të bukur

 

Nje pyetje per mbare shqiptaret: A ka njeri qe nuk eshte ngopur nga mashtrimet e Edvin Mafise??! sb

ME TE LEXUARAT