Politika
Pas “shuplakes” se Venecias, Meta shfaqet i buzeqeshur mes Haradinajt dhe te shoqes
Presidenti Ilir Meta ka takuar sot ish kryeministrin e Kosovës, Ramuash Haradinaj dhe bashkëshorten e tij, Anitën.
Teksa ka publikuar një foto ku shfaqet i buzëqeshur, Meta thotë se së bashku kanë kaluar momente të gëzueshme.
“I lumtur të takohesha sot me Ramushin dhe Anitën te “Mrizi i Zanave” dhe të kalonim çaste të gëzueshme, duke uruar edhe fitoren e Dardanëve sot”, shkruan Meta.
Kujtojmë se sot, Komisioni i Venecias ka publikuar raportin përfundimtar lidhur me presidentin Ilir Meta, ku thuhej se me anullimin e zgjedhjeve ka shkelur të drejtat e njeriut.
Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!