Protesta e Unazes se Re, PD: Policia perballe grave dhe femijeve

Aktualitet

Partia Demokratike ka publikuar një video që tregon praninë e madhe të efektivëve të policisë në zonën e Unazës së Re në Tiranë, ku protestojnë banorët që kundërshtojnë shembjen e banesave.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në reagimin e demokratëve theksohet se policia është vendosur përballë grave dhe fëmijëve që protestojnë.

“Forca të shumta policore në Unazën e re kundër banorëve paqësorë që protestojnë paqësisht për të mbrojtur banesat e tyre nga një e konfirmuar botërisht si korruptive. Pothuajse e gjithë policia e kryeqytetit është vendosur përballë grave dhe fëmijëve protestues”, thuhet në reagimin e PD-së.

Disa prej protestuesve janë arrestuar ditët e fundit, për shkak të bllokimit të rrugës në shenjë proteste.

ME TE LEXUARAT