Ambasada Amerikane thirrje per aplikim per Byrone Kombetare te Hetimit

Politikë
Ambasada Amerikane thirrje per aplikim per Byrone Kombetare te Hetimit

Ambasada Amerikane në Tiranë bën thirrje për të aplikuar për pozicionin e kreut të Byrosë Kombëtare të hetimit.

Në një njoftim në faqen zyrtare në "Facebook", ambasada thotë që të aplikojnë të gjithë personat me integritet, përvojë profesionale dhe aftësi udhëheqëse.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"E dini se çfarë ju nevojitet për të aplikuar për pozicionin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit? Integritet, përvojë profesionale dhe aftësi udhëheqëse. Çdo person që plotëson kriteret minimale të përcaktuara nga ligji i SPAK, mund të aplikojë për këtë pozicion. Bëni përpara dhe aplikoni tani! Kjo është mundësia juaj për të shkruar historinë"

Pesë kandidatë kanë aplikuar sot për pozicionin e lirë të Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH-së) ndërkohë afati është deri më 30 janar.

Ata janë

1. Ibrahim Disha

2. Artan Shkëmbi

3. Gjovalin Ulndreaj

4. Adriatik Ago

5. Sabri Hoxha

ME TE LEXUARAT